Kërkimet për naftë në Jon

14/11/2012 00:00

Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore deklaron se debatet mbi kufirin
detar me Greqinë nuk rrezikojnë rezervat shqiptare të naftës në Jon,
pasi ato ndodhen thellë në ujërat shqiptare.

“Marrëveshja që shteti shqiptar ka lidhur me ‘Capricorn’ është e shkruar qartë, që kufiri jugor, pra kufiri i kërkimit të kësaj kompanie është kufiri detar Shqipëri-Greqi dhe aty thuhet: ‘do të quhet kufi i kërkimeve tona, kufiri që do të vendoset në çfarëdo kohë që do të vendoset marrëveshja midis shtetit shqiptar dhe shtetit grek’.Për fatin tonë të mira, të gjitha strukturat prospekt janë të gjitha brenda kufirit tonë”, thotë drejtori i Hidrokarbureve AKBN, Përparim Hajno.

Shqiperia i ka nisur kerkimet per nafte ne detin Jon disa vite para Greqise, me sakte qe ne shtator te vitit 2007. Kompania qe kerkon eshte ‘Capricorn Albania’, e cila zoterohet nga grupi ‘Cairn’, nje nga me te medhate ne Europe ne fushen e kerkimeve te pavarura per naften dhe gazin. Pas fazes se pare te kerkimeve kompania ka evidentuar tre zona, ku dyshohet se ka nafte.

“Ne jemi shumë herë më përpara se pjesa greke e punimeve. Ne e kemi bërë me të njëjtat metoda që ata po bëjnë sot.Jemi në fazën kur janë dhënë edhe prospektet, pra parashikimet për strukturat e mundshme të naftës të gazit në det dhe jemi në fazën shumë interesante tani të atakimit të tyre me pus”, thotë Hajno.

Ne fund te vitit te kaluar kompania duhet te kishte filluar fazen e dyte te kerkimeve, qe eshte ajo e shpimit te puseve, por procesi eshte shtyre per arsye burokratike. Marreveshja e amenduar ka shkuar per miratim ne Qeveri dhe vetem pas kesaj procedure kerkimet per nafte do te rinisin me fazen e dyte, ate te shpimit te puseve nenujore.

“Tre fazat e para të kërkimit duhet të ishin të mbaruar në 2010, por duhet të dini që në 2009, në kohën që ata ishin në fazën e parë të kërkimit, doli ligji i rentës minerare, kemi qenë të detyruar të amendojmë të vendosim këtë ligj në marrëveshje, të amendohet marrëveshja. Kjo do kohën e vet”, thotë Hajno.

Anija greke në Jon për naftë

Autoritetet greke njoftuan se kanë dërguar një tjetër anijë për kërkimet e naftës në detin Jon. Sipas Ministrisë greke të Zhvillimit dhe Infrastrukturës, që prej ditës së sotme është dërguar për në Jonin verior, anija “Romulus”.

Sipas kësaj ministrie, anija “Romulus” do të mbërrijë në zonën e Jonit verior, mëngjesin e datës 15 nëntor, ku dhe do të nisë menjëherë kërkimet sizmike për hidrokarbure.

Sipas kursit dhe shpejtësisë së deklaruar prej anijes në kapitenerinë e Partras, anija kërkimore pritet të kalojë në ngushticën e Korfuzit rreth mesnatës, kurse në zonën e kërkimeve rreth orës 06 të mëngjesit.

Ndonëse nuk ka detaje të udhëtimit të saj, “Romulus” ka deklaruar si itinerar zonën jashtë brigjeve greke. Sipas së drejtës ndërkombëtare, kjo do të thotë se anija kërkimore duhet të nisë kërkimet në një zonë mbi 12 milje pranë brigjeve greke.

Por ende nuk dihet nëse kompania norvegjeze do të zbatojë planin e kërkimeve duke përfshirë në të edhe pjesën detare që Shqipëria i fal Greqisë me paktin e detit. 

Shuli: Deti Jon, rezerva kolosale

Për të folur në lidhje me çështjen e rezervave të naftës dhe gazit në zonat detare dhe mundësitë për t’i kthyer në vlera ekonomike për vendin, në studion e Top Channel ka qenë një nga ekspertët e njohur të kësaj fushe, që ka analizuar dhe studiuar pasuritë e nëntokës, Maksim Shuli.

TCH: Zoti Shuli, fillimisht dua t’ju pyes se sa janë rezervat e naftës dhe gazit që gjenden në hapësirën detare të Adriatikut dhe Jonit në mënyrë të përmbledhur dhe kur dhe nga kush janë kryer studimet për to?

Shuli: Rezervat e naftës dhe gazit janë në tokë dhe det. Ato në det janë eksploruar në vitet ‘80 nga qeveria komuniste dhe në vitin 92 janë bërë shpimet e para në detin Jon. Rezervat e naftës dhe gazit janë më të mëdha se ato që deklaron Albpetroli.

TCH: Sa është pjesa që i takon Shqipërisë nga këto rezerva natyrore dhe sa është në vlera monetare kjo pasuri?

Shuli: Kompanitë amerikane të naftës kanë shpuar 6 puse dhe prospekta për naftë dhe gaz rezulton rreth 800 milionë tonë naftë dhe 500 milionë metër kub gaz, pjesë këto që i takojnë Shqipërisë. Sa për vlerën monetare, ajo ndryshon. Dikur vlera e naftës ka qenë 5 dollarë për fuçi, ndërsa sot çmimi është 100 dollarë për fuçi. Kjo vlerë është shumë e madhe. Ajo që dua të them është se në pjesën me Greqinë, ndryshe nga ajo me Italinë, ne kemi pasur probleme. Duhet bërë patjetër ndarja e kufijve mes Italisë, Shqipërisë dhe Greqisë.

TCH: Kanë qenë të njohura këto të dhëna nga qeveritë e pas vitit ‘90 dhe përse nuk është tentuar asnjëherë t’i jepet vlerë kësaj pasurie kombetare?

Shuli: Nuk mundet që një ministër, një kryeministër, apo dikush që vjen nesër në pushtet, të thotë se nuk ka dijeni për vlerën. Ka një moment kritik ku mund të shkojë 300 dollarë fuçia dhe çështja qëndron në koston që ka. 

Top Channel