Në qytetin e Vlorës është mbajtur tryeza e PS-së për programin e arsimit. Deputetja Valentina Leskaj dhe Ilir Beqja prezantuan pikat kryesore të këtij programi që synon të nxjerrë arsimin nga kriza ku sipas tyre ka rënë.

Deputetja Leskaj tha ndër të tjera se problemi tek arsimi shqiptar qendron tek cilësia dhe konkurueshmëria.

“Dy janë problemet themelore të lidhura dhe të ndërvarura nga njëra-tjetra; është problemi i cilësisë dhe konkurueshmërisë. Unë javën e fundit kam vizituar disa shkolla të rrethit të Vlorës, kohë më parë kam vizituar disa shkolla në Elbasan e Shkodër. Do të thosha që në këtë situatë të mjerueshme që është infrastruktura e shkollave, sidomos në fshat, është vështirë të flasësh për cilësi në arsim. Besoj që një arsim cilësor ka nevojë për të paktën 3 elementë, infrastrukturë normale, mësmidhënia dhe tekstet”, tha Leskaj.

Shifrën e dhënë nga zonja Leskaj për 15 përqind të popullatës analfabete, ajo e ka lidhur me faktin tjetër tronditës se gati gjysma e familjeve shqiptare merr borxh për të jetuar.

Top Channel