Berisha: Vëmendja në zonat rurale

09/11/2012 00:00

Gjatë inaugurimit të disa laboratorëve dhe ambienteve të tjera moderne
në Universitetin Bujqësor të Kamzës, Kryeministri Sali Berisha e drejtoi
vemendjen tek zhvillimi rural, si nje nga kushtet kryesore per
zhvillimin e qendrueshem i vendit.

Duke marre shkas edhe nga puna kerkimore e studenteve dhe peagogeve te ketij universiteti, kryeministri Berisha e cilesoi si jetike konkretizimin e projektit per shtrirjen e shkollave te mesme bujqesore. Sipas te dhenave te fundit 46 per qind e popullsise jeton ne fshat, gje qe, sipas Kryeministrit Berisha ka orientuar projekte te rendesishme infrastrukturore per modernizimin e pjeses rurale te vendit, duke e nxjerre ate nga trashegimia mesjetare dhe duke shkurtuar distancen dhe kohen e nxjerrjes ne treg te prodhimeve.

“Ndaj dhe ne, me një vendosmëri të madhe këto vite, në premtimin se kudo që jetojnë shqiptarët do të ndërtojmë infrastrukturën e njëjtë me ato të lagjeve të qyteteve tona, kemi ndërtuar në zonat rurale mijëra kilometra rrugë, kemi investuar në zonat rurale qindra milionë dollarë në ujësjellës, kanalizime, shkolla, etj. Ne do të qëndrojmë plotësisht premtimit tonë. Pa ndërtimin e infrastrukturës, që shërben dhe si skelet i hekurt i një zhvillimi të qëndrueshëm rural, perspektiva e prodhimit bujqësor dhe blegtoral është e kufizuar”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha i kushtoi rendesi tre projekteve te rendesishme per qeverine e tij, projektin e ullirit, ate te arroreve dhe mbjelljes se drureve frutore. Sipas Kryeministrit, krahas investimeve ne infrastrukture, me realizimin e ketyre projekteve, duke subvencionuar fermeret, Shqiperia do te mund te transformohet ne nje vend qe eksporton disa nga prodhimet me te kerkuara ne Europe.

Top Channel