Invalidi: Më kanë burgosur

08/11/2012 00:00

Ne që çdo ditë ecim, vrapojmë dhe lëvizim në çdo cep jo gjithmonë i
kuptojmë ata që se kanë këtë mundësi. Jo gjithmonë e kuptojmë vuajtjen e
një personi që nuk mund të levize te cilit pengesa më e vogël që i del
përpara kthehet në një mal të pakalueshëm.

Trifon Jazxhi, eshte 53 vjeç dhe jeton në fshatin Vërlen në rrethin e Devollit. Ishte djali i tij Ledi qe tregoi historine tragjike te te atit duke ju drejtuar gazetes elektronike uneflas.al. Aksidenti dhe vështirësitë e mëdha që ju krijuan familjes së tij e detyruan të braktisë shkollën.Babai i tij as nga shtëpia nuk mundet të dalë. Prej mëse një viti 53-vjeçari nuk arrin të lëvizë asnjë prej gjymtyrëve të tij dhe qëndron në një karrike me rrota por edhe kështu atij i është ngritur pengesa e rradhës. Të dyja rrugët që rrethojnë banesën e tij janë bllokuar duke e lënë 53-vjecarin pa asnjë mundësi kalimi.

Në dhomën e vogël ku qëndron 53-vjeçari bie më tepër në sy shtrati i madh ku ai rri vazhdimisht shtrirë dhe dhimbja e bashkëshortes Ferziles, dhe djalit Ledit qe jeta i ndryshoi pas aksidentit tragjik.

Si Trifoni janë me mijëra persona që nuk mund të lëvizin, sepse rrugët tona ku ecim nuk u lejojnë atyre lëvizjen. Ne i kemi burgosur këta njerëz që jetojnë mes nesh duke jua shtuar dhimbjen dhe tragjedinë dhe duke ju bërë edhe më të vështitë jetën që ju rëndua nga fati. Ne i kemi ata në pallat, në lagje, ecim në një rrugë dhe indiferetë hedhim hapat në trotuare ndërsa për ta edhe një bordurë e thjështë kthehet në një mur të pakalueshëm.

Top Channel