“Të mbrosh shtetin me jetë kërkon që edhe shteti të të vlerësojë me dinjitet”, Sindikata e Gardës së Republikës kërkon rritje pagash: Të ndërhyhet urgjentisht Banorët e Komunës Gjoricë në rrethin e Bulqizës, e përbërë nga 6 fshatra prej një jave janë pa energji elektrike pasi kompania CEZ ka ndërprerë energjinë me pretendimin se banorët janë debitorë.
Për këtë banorët janë mbledhur në qendër të komunës me libreza në duar duke deklaruar se nuk kanë pse ndëshkohen masivisht kur ka persona dhe familje që paguajnë rregullisht energjinë elektrike.
“Që kur ka marrë CEZ elektrikun, ne jemi duke vuajtur të gjithë fshati, nuk na vijnë faturat në rregull, pas 5 muajve sjellin një faturë. Unë nuk jam debitor i energjisë”, thotë një banor i komunës.
Edhe kryetari i Komunës, Vehbi Xhekaj thotë se është e padrejtë ndërprerja e energjisë pasi në këtë komunë paguhet mbi 60 përqind e energjisë elektrike.
Banorët kërcënojnë se do të ndërmarrin protesta deri në bllokimin e nënstacioneve elektrike në zonë.
Top Channel