Personazhet e famshëm të botës së spektaklit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pritur me entuziazëm rizgjedhjen e Barack Obama në krye të Shtëpisë së Bardhë edhe për katër vite të tjera.
Lady Gaga, Will.i.am dhe Kelly Rowland festuan në Twitter fitoren e radhës të presidentit të parë amerikan me ngjyrë. Lady Gaga shkroi: “Urime Zoti President! Jemi shumë krenarë që jemi amerikanë.”
Më pas, këngëtarja postoi një foto me disa miq të saj duke festuar: “Nuk mund të jemi më të lumtur se kaq. Liria fitoi!”
Ndërsa Kelly Rowland, ish-pjesëtare e grupit Destiny’s Child, postoi një foto me dy gishta të ngritura lart dhe me përshkrimin: “2 mandate!!!!!”
Ndërkohë, Will.i.am falenderoi Amerikën për rezultatin dhe tha: “Të gjitha udhëtimet, fushata dhe puna e vështirë ia vlejtën. Tani le të punojmë edhe më shumë.”
Top Channel