Shkarkohet punonjësja, shqetësoi Jennifer Lopez për autograf

07/11/2012 00:25

Shërbyesja e hotelit humbi vendin e saj të punës, pasi i kërkoi Jennifer Lopez një autograf.

Pray Dodaj trokiti në derën e dhomës ku rrinte këngëtarja, në “Melia Dusseldorf” të Gjermanisë, por nuk u lejua nga dy prej asistentëve të JLo.

Ditën tjetër, ajo u telefonua dhe u përjashtua nga puna, pasi iu tha se Jennifer ishte ankuar se ishte shqetësuar.

Dodaj tha për gazetën gjermane Bild: “Pastrova katin e saj. Jam një adhuruese e jashtëzakonshme e saj, kështu që pata kurajon t’i bija ziles së saj për të marrë një autograf. Por, dy prej asistentëve të saj nuk më lejuan të hyja brenda. Një ditë më pas, kompania e pastrimit, e cila më kishte punësuar mua te hoteli, më telefonoi dhe më tha për ankesën e Lopez. U shkarkova menjëherë, gjatë asaj telefonate… pikërisht për një autograf”.

Drejtori i hotelit, Cyrus Heydarian, i qëndroi vendimit për shkarkimin e Dodajt, duke këmbëngulur se, nuk mund të toleronte punonjësit e tij të shqetësonin miqtë.

“Ajo veproi në kundërshti marrëveshjen kontraktuale dhe shteqësoi privatësinë e miqve tanë”.

Lopez performoi në qytet, ditën e mërkurë, si pjesë e turit aktual të saj në Europë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA