Cameron Diaz: Seks dhe kërcim për t’u dobësuar

07/11/2012 08:50

Cameron Diaz ka treguar formën e saj të shkëlqyer në kopertinën e numrit të dhjetorit të revistës ‘Elle’ në Britaninë e Madhe. Aktorja e famshme theksoi se mënyra më e mirë për të humbur kilet e tepërta është seksi dhe kërcimi.

Kur u pyet nëse humb më shumë kalori gjatë 30 minutave kërcim apo seks, 40-vjeçarja u përgjigj: “Duhen bërë të dyja gjërat në të njëjtën ditë.”

Një pjesë e rëndësishme e humbjes në peshë është edhe ushqimi. Diaz deklaroi se ushqehet shëndetshëm dhe detajet e dietës së saj do i publikojë në një libër që do të publikohet së shpejti.

“Libri nuk flet për ato që unë ha apo çfarë bëj. Ka informacion në mënyrë që vajzat e reja të bëjnë më pas zgjedhjen e tyre. Nuk më pëlqen të udhëzoj të tjerët të bëjnë si mua”, deklaroi protagonistja e ‘Bad Teacher’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA