Pas Katy Perry, edhe gjyshja mbështet Obaman

06/11/2012 00:00

Mes emrave të artistëve dhe këngëtarëve që dolën haptazi në mbështetje të Presidentit Barack Obama gjatë fushatës së këtij të fundit për t’u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë, është edhe Katy Perry.

Këngëtarja ishte ndër emrat më të njohur të muzikës amerikane që vec kontributit financiar gjatë mbledhjes së fondeve, mori pjesë edhe në takimet elektorale në mbështetje të Obamas.

Lidhja e saj me demokratët duket se është e trashëguar nga trungu familjar. Jo vetëm Kate dhe prindërit e saj mbështesin Obaman, por edhe stërgjyshja e këngëtares. Kate publikoi një foto ku tregohet ajo bashkë me Presidentin Obama dhe në qendër gjyshja 91-vjeçare.

Fotoja u publikua një ditë para votimeve, ndërsa mbrëmjen e së hënës, për t’u paraqitur në një koncert në Miluoki zgjodhi një fustan “Forward”, slogani i presidentit Obama në fushatën rizgjedhëse.

Amerikanët zgjedhin njërin mes Romneyt dhe Obamas, ndërsa sondazhet flasin për një garë të barazpeshuar, herë me njërin kandidat të favorizuar, herë me tjetrin.

  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA