Ciara tregon format në Twitter

06/11/2012 20:30

Ciara ka qenë në Dubai ditën e martë dhe këngëtarja, ashtu si të gjithë VIP-at e tjerë, nuk mund të mos informonte ndjekësit e saj në Twitter se si e kishte kaluar ditën e pushimit.

27-vjeçarja postoi në rrjetin social foto me bikini duke treguar format e saj në disa poza provokuese.

“Duke bërë qejf në Dubai”, ishte përshkrimi i këtyre pamjeve nga ana e Ciara.

Në aspektin profesional, këngëtarja do të nxjerrë në treg së shpejti albumin e saj të pestë për të cilin ka besim se do të ketë shumë sukses.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA