Akon dhe e dashura, shëtitje me gondola në Venecia

06/11/2012 15:40

Ka zbuluar se ka gjashtë fëmijë nga tre femra të ndryshme, por më në fund duket se Akon e ka mbledhur mendjen. Këngëtari 39-vjeçar është fotografuar fundjavën e kaluar me të dashurën e tij të fundit në Venecia duke kaluar disa momente romantike.

Ylli i muzikës dhe vajza brune kanë shijuar bukuritë e qytetit italian duke shëtitur me gondola. Më pas, në Twitter ai postoi një foto të një koncerti të tij në Abu Dabi të dielën duke lënë të kuptohet se qëndrimi në Venecia ka qenë shumë i shkurtër.

Akon do të nxjerrë së shpejti në treg albumin e tij të ri me titull “Stadium”. Ky album duhet të kishte dalë që në vitin 2011, por është shtyrë disa herë data e lançimit për shkak të problemeve personale të këngëtarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA