Shkodër, protestë për mungesën e energjisë

02/11/2012 00:00

Banorët e komunës Postribë dhe Rrethina të Shkodrës kanë protestuar para
filialit Qendror te CEZ në Shkoder për ndërprerjen e energjisë
elektrike, duke tentuar te hyne me force brenda, por jane ndaluar nga
policia.

Protestuesit kane qendruar para godines se CEZ-it me libreza ne duar per te kerkuar sqarim se perse u nderpritet energjia elektrike, ne nje kohe qe e kane paguar rregullisht. Te irrituar nga denimi kolektiv protestuesit kane tentuar te hyne me force brenda filalit te CEZ-it, por jane ndaluar nga forca te shumta policie, te cilat kane qendruar deri sa protestuesit jane shperndare.

Nderkohe CEZ nepermjet nje njoftim per mediat ne lidhje me kete protestë te banorëve te dy komunave shprehet se ashtu si edhe në të gjithe territorin e Shqiperise, është duke zhvilluar fushaten per nderprerjen e energjise per debitoret dhe shkeputjen e lidhjeve te paligjshme.

Disa nga debitoret jane rilidhur ne menyre te paligjshme duke shkaktuar difekte ne rrjet dhe duke lene pa energji klientet e rregullt te kompanise.

Top Channel