Plagosja e trefishtë me thikë në Pazarin e Korçës, reagon policia: Dy vëllezërit u konfliktuan me dy të rinj me mjete të forta Dalja jashte funksionit te hidrovorit të Talës për shkak të mungesës se
energjisë elektrike ka shkaktuar përmbytje të konsiderueshme.
Prej ditesh pompat e hidrovorit jane jashte funksionit dhe niveli i ujit eshte bere alarmant ne zonat e Spiten, Rrile, Myltë dhe Barbulloje te Lezhes. Një prej lagjeve më të goditura është ajo e Barbullojës e cila e vuan shpesh situatën e ujit në sipërfaqe por në këtë hark kaq të shkurtër me rreshje uji ka depertuar edhe në banesa.
Si pasojë e kësaj përmbytjeje janë krijuar dëme të shumta në të mbjellat e stinës, në brendësi të banesave si dhe në baza ushqimore për bagëti të banorëve.
Gjate paradites se te merkures ka rinisur punën hidrovori i Tales, sipas konfirmimit nga drejtori i Bordit të Kullimit, por po sipas tij është shumë e vështirë që situata të normalizohet shpejt për shkak të sasive te medha te ujit.
Top Channel