Grabitet argjendaria, pranga dy personave

31/10/2012 00:00

Dy grabitës janë arrestuar nga policia e Tiranës rreth orës 14:00 të së mërkurës, pak caste pasi kishin grabitur argjendarinë e  Rrapo Sinanajt, i cili u vra një vit më parë po gjatë një grabitjeje nga vrasësi serial Viktor Gushi.

Autorët e grabitjes janë Redi Rrjolli, 27 vjeç nga Shkodra, i arratisur nga burgu dhe Klodian Martini, 28 vjeç nga Dibra.

Ndërsa grabitja ka ndodhur në zonën e selvisë në Tiranë, aty ku ndodhet edhe argjendaria, dy autorët e saj janë kapur së bashku me bizhuteritë e vjedhura në fshatin Domje.

Policia ishte vënë në ndjekje të tyre pasi kishte marrë informacionin për grabitjen.

Autorët mbanin kapele në kokë, kur hynë në argjendari, thyen xhamin ku ndodheshin bizhutë dhe pasi kanë marrë një sasi të konsideruedhme janë larguar me shpejtësi. Vetëm 10 minuta pas kësaj grabitjeje ata u rrethuan nga policia, ku nuk bën rezistencë, pas thirrjes për dorëzim.

Top Channel