21 janari, Gjokutaj: Kontestojmë provat e Prokurorisë

31/10/2012 00:00

Është shtyrë për ditën e nesërme seanca gjyqësore për çështjen e 21 janarit në Gjykatën e Tiranës.

Ndërkohë, avokati mbrojtës i ish-kreut të gardës, Ndrea Prendi, Genc Gjokutaj është shprehur se pala mbrojtëse do të kontestojë provat e prokurorisë si për sa i përket përmbajtjes së tyre, ashtu edhe formës me të cilën janë siguruar këto prova.

Ndrea Prendi, ish komandanti i Gardës së Republikës, akuzohet për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj, prova kryesore për të cilën, nga ana e organit të akuzë është akti i ekspertimit të Byrosë amerikane Federale të Hetimeve.

Top Channel