Shoqëria Civile: Jemi larg BE për të drejtat e grave

30/10/2012 00:00

Shqipëria është larg rekomandimeve të BE-së përsa i takon të drejtave të
grave. Kështu deklaroi sot në konferencën për barazinë gjinore
shkrimtarja e njohur Elvira Dones.

Referuar rasteve më të fundit ku krimi në familje u ka marrë jetën disa grave e vajzave në moshë të re, Dones i bëri thirrje grave të ngrihen e të kërkojnë të drejtat e tyre dhe të ndryshojnë mendësinë për të qenë në familje veç ushtare të bindura.

Nga ana tjetër ajo kërkoi dhe ndihmën e burrave intelektualë shqiptarë, që të mbrojnë të drejtat e grave e vajzave e të jenë në krah të tyre në lëvizjet feministe.

Shkrimtarja e njohur ka bërë apel për rritjen e përfaqësimit të grave në të gjitha fushat, jo vetëm në politikë, pasi sipas saj në këtë drejtim Shqipëria është shumë larg shembullit të familjes evropiane ku ajo kërkon të anëtarësohet.

Në konferencën për barazinë gjinore mori pjesë dhe ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi.

Top Channel