Shqiptari nga Kosova Lundrim Gjikokaj eshte denuar me burgim të
perjetshëm, ku nuk ka te drejte apelimi pa kryer me pare 28 vjet heqje
lirie, vendosi Gjykata e Larte e Londres per vrasjen e shokut te tij po
nga Kosova Cime Sogojeva.

Ngjarja ka ndodhur ne shtepine e viktimes ne tetor te 2008, ku 31-vjeçari Gjikokaj, nje bixhozçi i thekur i kishte marre borxh rreth 250 mije sterlina Cime Sogojes, edhe ky me precendent penalë dhe i njohur per vjedhjet ne metrotë e parkimit ne Londer.

Ne proces u tha se Sogojeva i kishte bere presion Gjikokaj per kthimin e borxhit qe shkonte ne cerek milione sterlinash, nderkohe vrasesi shkoi ne shtepin e viktimes me nje kuti cokollatsh per te fshehur qellimin e vizites dhe e qelllon ate shtate here me arme perpara se ta godase edhe me qafe.

Gjikokaj 31-vjeçar me banim ne qytetin Reading ne veriperendim te Londres, shofer autobusi, sipas gjykatesit Nicholas Broëne “kreu nje ekzekutim te planfikuar, te paramenduar, brutal dhe ne gjakftohtesi.

“Sipas Tim Duffiled, kryededektivit te Skuadres se Vrasjeve ne Policine Metropolitane,Lundrim Gjikokaj paraqiti nje alibi te hartuar me mjeshteri pas arrestimit. Ai fillimisht u arrestua diten e vresjes, por u lirua me kusht. Ai i tha Policise se ishte shok me viktimen dhe i kishte ardhur shume keq per vdekjen e tij, tha dedektivi. Gjikokaj vendosi te mos i pergjigjeje pyetjeve te veshtira ne procesin gjyqesor.

Top Channel