Durrës, brenda 24 orëve, tri raste dhune

25/10/2012 00:00

Askush nuk duhet t’i nënshtrohet dhunës, por ndodh. Brenda së njëjtës
ditë, në Policinë e Durrësit janë regjistruar edhe tre denoncime të
tjera për dhunë brenda familjes, për të cilat autoriteti policor ka
plotësuar kërkesë paditë përkatëse për Lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes
së Menjëhershme.

Denoncimet kanë qenë të dy grave nga Durrësi, përkatësisht 40 dhe 29-vjeçare të cilat janë rrahur nga bashkëshortët e tyre, përkatësisht 54 dhe 45 vjeç, ndërsa rasti i tretë i përket një të moshuari 73-vjeçar që është detyruar të denoncojë djalin e tij 45-vjeçar për ushtrim të dhunës fizike dhe psikologjike.

Vera që sapo lamë pas, si dhe kjo vjeshtë kanë qenë të nxehta jo vetëm në temperatura, por edhe në ngjarje kriminale.

Dhunë në rrugë dhe brenda familjes. Nevoja për ashpërsim të politikave penale ndaj saj është kthyer në domosdoshmëri, bashkë me përhapjen e frikshme të agresivitetit ndaj vajzave dhe grave. Është shekulli XXI dhe nuk duhet toleruar më. Rrethi duhet thyer dhe viktimat të ndihmohen, ndërkohë që pushtetet vendore dhe qendrore ende nuk kanë buxhete të veçanta për dhunën familjare dhe as të ndihmojnë me përparësi në strehim e punësim viktimat e saj.

Top Channel