Prokuroria kërkoi dënimin me 18 vjet burg për një burrë nën akuzën e
trafikut ndërkombetar të drogës. 200 kilogramë kokaine ishin shkrire në
një sasi vaji palme i cili mbërriti në Shqiperi me një autobot që ndiqej
nga Interpoli, që nga Belgjika deri në Gjirokastër.

“Nga të gjitha veprimet e tij konstatohet lehtësisht se kemi të bëjmë me fshehjen e drogës në vajin e palmës e në asnjë rast për një tregti të këtij produkti. Vaji u përdor thjesht për fshehjen e kokainës. Dhe ky fakt është i qartë po të kemi në konsideratë dhe interesimin e tij të vazhdueshëm për ngarkesën, por dhe dyshimet dhe kujdesin e tij që gjithcka të shkonte sa më mirë për të shmangur kontrollet”, tha prokurori Eugen Beci.

Prokuroria e Krimeve te Renda deklaroi qendrimin e saj perfundimtar per te pandehurin e vetem te saj Dhimitors Vullnet Harizaj per rastin e trafikut me te madh te kokaines nga Kolumbia per ne Shqiperi e mandej drejt Evropes, ate te 200 kilogramë kokaine e shkrire ne vaj palme. Prokurori Eugen Beci kerkoi 18 vjet burgim per Harizajn per akuzen e trafikimit te narkotikeve, ndersa shtoi se Dhimitros Harizaj nuk e ka kryer i vetem kete veper penale, por ka bashkepunëtore te cilet nuk jane identifikuar ende.

Prokurori permendi me kete rast pergjimet e kryera nga autoritetet spanjolle, kur nje person i panjohur me theks amerikano – jugor komunikon me personin me emrin Huan Carillos, duke i thene se e kishte gjetur nje shqiptar qe mund ta bente ‘ate nderin’, duke nenkuptuar ketu transportin e kokaines.

Prokurori shpjegoi se ne funksion te hetimeve, sasia me e madhe e kokaines qe vinte nga Kolumbia dhe qe ishte tretur ne vaj palme afrikan eshte bllokuar ne Belgjike, ndersa operacioni ka vijuar me kontenierin e ngarkuar me uje, por edhe GPS qe ka treguar destinacionin perfundimtar te ngarkeses, por ka zbuluar edhe porositesin.

Top Channel