Mbrojtja e të drejtave të femijëve

23/10/2012 00:00

Të drejtat e fëmijëve kanë qenë në qendër të diskutimeve të konferencës
së 44 ombudsmanëve dhe mediatorëve të Frankofonisë nga e gjithe Bota, që
po zhvillohet në Tiranë.

Obudsmanet kane insistuar ne forcimin e intitucioneve per mbrojtjen e te te drejtave te femijeve.Kryeministri Berisha i pranishem ne kete konference ka vleresuar rolin e Avokatit te Popullit ne vendin tone.

“Historia ka qene nje njerke per Shqiperine dhe femijet shqiptare kane qene gjithmone viktima e parë e të gjithë vështirësive që kanë hasur në rrugën e tyre. Gjatë këtij 100-vjetori vendi im ka njohur dite shume te veshtira.Por me te keqen e kane përjetuar fëmijët e kombit tim. Mbrojtja e te drejtave te femijeve kundrejt te drejtave te njeriut duket nje beteje e perjetshme dhe shume e rendesishme. Shqiperia eshte pranuar ne Konventen e OKB-së per te drejtat e njeriut, si dhe ka miratuar nje ligj e nje strategji per mbrojtjen e tyre”, tha Berisha.

“Ne po bejme gjithcka per te forcuar arsimin e femijeve,- tha Berisha, -por duhet t’i drejtohemi pushteteve vendore tha ai per nje perqajse te interguar dhe jetike per ta”.

Avokati i Popullit Igli Totozani shprehu vullnetin per te bashkepunuar me Qeverine per te arritur nje qasje  per te zgjidhur problemet e femijeve pasi mbrojtja e te drejtave te tyre eshte nje çeshtje delikate dhe kerkon  bashkepunim te te gjithe aktoreve.Te pranishem ne kete konference ishin Prokuroja e Pergjithshme Ina Rama, Ministri i Drejtesisë,Arsimit dhe ai i Punes dhe i Çështjeve Sociale.

Top Channel