Besimtaret muslimanë që janë nisur për turin radhës të Haxhit në Mekë janë  vaksinuar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Klinika e Sëmundjeve Infektive ndaj meningokokut si dhe kanë marrë këshilla të tjera lidhur me sëmundje të tjera respiratore pasi atje ata do të qëndrojnë në tenda me qytetarë të vendeve të ndryshme.

Sipas shefes së Departamentit të Sëmundjeve Infektive, zonjës Silva Bino besimatrët janë porositur që nëse do të vizitojnë vende të tjera  në Arabinë Saudite të marrin profilaksinë kundër malarjes.

“Instituti i Shëndetit Publik, në bashkëpunim me Klinikën e Sëmundjeve Infektive kryen këshillimin e tyre, vaksinimin e tyre në lidhje me lingokokun, vlerëson vaksinimin e tyre në lidhje me poliomelitin, vlerëson për çdo element tjetër apo infeksione të tjera respiratore, duke patur edhe faktin që një korona-virus i ri është zbuluar Katar. Pra nëse besimtarët do të vizitojnë zona të tjera të Arabisë Saudite, apo zona rurale, janë këshilluar të marrin profilaksi antimalarik”, thotë zonja Bino.   

Bino sqaron se në Shqipëri janë shtuar rastet me malarje, por ato janë të importuara nga punonjës të një firme private nga Guinea e Re dhe dy raste të tjera nga Greqia. Bino u bën thirrje bashkive të bëjnë  disinfektimin dhe disinsektimin e zonave te tyre .

“Ne nuk kemi rikthim të malarjes, ne vazhdojmë të kemi malarje të importuar. Ajo çka e bën të veçantë këtë vit është se ne kemi një sasi më të madhe rastesh të importuara nga çkemi patur vitet e tjera. Të importuara nga Guinea Ekuadoriale. Kemi bërë një vlerësim, kryesisht në Vlorë, sepse atje kishim grumbullimin më të madh të rasteve, kemi patur disa zona në Orikum, në të cilat kemi gjetur mushkonja që transmetojnë malarjen, por dendësia e tyre është e ulët. Duhet të shtojmë luftën kundër vektorëve dhe lufta kundër vektorëve kryhet nga pushteti lokal”, shton drejtoresha Bino.

Sipas Binos janë trajnuar punonjës të bashkive dhe komunave, por në asnjë rast pushteti vendor nuk bashkëpunon duke anashkaluara rëndësinë që kanë vektorët në përhapjen e sëmundjeve të ndryshme infektiv.

Top Channel