Rikonstruktohet Shtëpia e Fëmijëve

19/10/2012 00:00

Në 9-vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës drejtuesit e Qeverisë
inauguruan rikonstruktimin e Shtëpisë së Femijeve Zyber Hallulli.

Kryeministri Sali Berisha tha se ne kete godine eshte bere nje ndryshim ne thelbesor ne infrastrukture, duke e pershtatur ate me formatin e nje shtepie per çdo fëmije.

“Ne inaugurojme kete shtepi sot ne nje dite te shenuar per te gjithe shqiptaret, dite ne te cilen ne nderojme vendimin e madh te Papes Gjon Pali i Dyte, per Lumturimin e Nene Terezes, shqiptares qe i dha emer me shume se kushdo tjeter ketij vendi ne shekullin qe jetojme”, tha Berisha.

Ne kete godine jetojne 28 femije te cilet do te mund te jetojne te ndare ne grupe te vogla, ndersa do te ndajne ambiente te perbashketa, si kuzhinen, dhomen apo tualetin. Kreu i Qeverise tha se edhe qeveria do te punojne edhe per rehabiltimin e qendrave te tjera ne Sarande, Berat, por edhe ne Tirane.

“Ju garantoj se Qeveria do te beje gjithcka qe cdo shtepi te femijeve ta modeloje sipas koncepteve me te mira. Do te bejme gjithçka qe femijet, te cilet nuk mund te jetojne ne familjet e tyre, te gjejne nje familje te dyte ne shtepite e kujdesit per ta”, tha Berisha.

Por, ne kete dite, shoqeria civile ka kerkuar menjehere rishikimin e ligjit, ku femijet jetime mund te qendrojne ne institucionet rezidenciale deri ne moshen 15 vjeç.

“Ligji eshte i tille, ne zbatojme ligjin, se u jep mundesi jetimeve qe te integrohen ne jeten shqiptaret. Shoqatat nese duan ndryshim ligjor, te bisedojne me ne qe te mbeshtesim te gjithe jetimet”, tha Spiro Ksera, minister i Punes.

Ksera ka akuzuar shoqatat per mungese bashkepunimi me Ministrine e Punes dhe ka thene se ato orientohen politikisht, ne nje kohe qe eshte vete Ministria e Punes qe ligjerisht duhet te ushtroje kontroll te plote ne secilen prej tyre.

Top Channel