Kërcënon me thikë gruan në prag të divorcit

19/10/2012 00:00

Sërish episode të dhunës në familje. Një 36-vjeçar pogradecar ka
kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij, me të cilën është duke u
divorcuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Udënisht,
të Pogradecit.

Burimet policore pohojnë se 36-vjeçari Olsi Karoli, banor i lagjes 4, në qytetin e Pogradecit, ka kërcënuar se do të vrasë bashkëshorten e tij, 28-vjeçaren B.Karoli. Ai ka shkuar në banesën e prindërve të bashkëshortes së tij, ku ajo jetonte prej gati 2 muajsh. Fillimisht ai ëshët përpjekur ta bindë që ajo të kthehet në shtëpi, por pasi ka hasur në kundërshtimin e saj, e ka kanosur me një thikë.

Policia sqaroi duke ju referuar dëshmive të gruas së kërcënuar, se çifti Karoli është në prag të ndarjes, pasi 36-vjeçari është frekuentues i lojërave të fatit dhe shpesh herë abuzon me alkoolin. Policia ka arritur të ndërhyjë në kohë duke neutralizuar dhe arrestuar agresorin.

Top Channel