Rindërtimi i rrugëve në Tiranë, PS: Cilësia e dobët

18/10/2012 00:00

Qytetarë dhe këshilltarët socialistë në Bashkine e Tiranës kanë
denoncuar punimet që po kryhen për rehabilitimin e rrugës “Thanas Ziko”,
në Njësinë Bashkiake numër 8.

Rruga e sapo asfaltuar eshte demtuar, per shkak se asfaltimi i përket një cilësie të dobët dhe eshte bërë në kohe me shi.

“E kanë shtruar para 4-5 ditësh, në një kohë që binte shi dhe toka ishte e lagur. Tani ka dalë asfalti. Një punë që bëhet me lekët tona, me paratë e popullit është kjo. Punët ose bëhet njëherë e mirë, ose mos bëhen fare”, thotë një qytetar.

Sipas Gent Gazhelit, keshilltar ne Keshillin Bashkiak, zoti Basha te beje kujdes jo vetem me fondet e miratuara per rehabilitimin e rrugeve, por edhe me 560 milionë lekë, që ka marrë për dekorimin e kryeqytetit per festen e Pavaresise.

“Ne si këshilltarë të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës kemi denoncuar rast pas rasti keqmenaxhimin e punëve publike dhe përdorimin jo transparent të fondeve të taksapaguesve të Tiranës. Jo më larg se në dhjetor të 2011, në buxhetin e Tiranës në Njësinë Bashkiake numër 8 ishin parashikuar 97 milionë lekë të vjetra në zërin asfaltim-rregullim të rrugicave që ligjin Rrugën e Dibrës me Rrugën ‘Qemal Stafa’. Shpresoj që rregullimi i kësaj rruge të mos shërbejë si investim i zotit Basha për 100-vjetorin e Pavarësisë”, u shpreh Gazheli.

Nderkaq kreu i PS-së ne Minibashkine numer 8 Ervin Bushati akuzoi Bashkine e Tiranes se po kerkon t’u hedhe hi  syve te qytetareve me punime te tilla si ne rrugen “Thanas Ziko”.

“Bashkia ka më shumë se 500 ditë që është në detyrë dhe akoma kryetari Lulzim Basha nuk ka provuar që të jetë zot i punëve në Tiranë. Më shumë ai është si një amvisë e Bashkisë, që edhe arnimet nuk i mbyll dot nga punimet e mëparshme që ka patur Bashkia e Tiranës. Lulzimi di të qeshë, por Basha nuk di të punojë”, u shpreh Bushati.

Nen presionin e qytetareve punetoret e firmes kane nsiur te bejne disa arnime ne rrugen e asfaltuar vetem para 4 ditesh .

Top Channel