Shkodër, u vra në sy të vajzës 5-vjeçare

16/10/2012 00:00

Pas krimit të kryer në fshatin Kosmaç të Shkodrës, ku shtetasi Luan
Tahiri 35 vjeç u qëllua për vdekje nga bashkëfshatari i tij, Fatjon
Hoxhani, është arritur dhe të zbardhet motivet e kësaj ngjarjeje.

Burime nga policia pohuan për gazetën “Shqip” se gjithçka ka pasur një grindje banale, ku autori i ngjarjes i ka kërkuar viktimës të mos e mbyllte lokalin, pasi ishte pronar.

Sipas Policisë së Shkodrës, kjo është bërë shkak që ngjarja të degjenerojë në përdorimin e armës së zjarrit, duke përfunduar me një të vrarë dhe një të prangosur.

Ndërkohë një banor i zonës, duke folur për gazetën në lidhje me ngjarjen, shprehet se “viktima, Luani ishte një njeri familjar dhe respektohej nga gjithë fshati. Të gjithëve u ka ardhur keq. Ai ka dashur të mbyllë lokalin, pasi donte të dërgonte vajzën e vogël në shtëpi, por klienti i lokalit që është dhe autori i ngjarjes ka kundërshtuar duke kërkuar që lokali të mos mbyllej, pasi donte të shikonte një ndeshje futbolli, të cilën e kishte vendosur në skedinë. Kjo ka qenë e gjitha dhe më pas autori ka marrë automatikun në makinë dhe ka qëlluar në drejtim të pronarit të lokalit duke e lënë të vdekur në vend”.

Ndërkohë, burime nga policia e Shkodrës sqarojnë se autori i krimit ishte person i skeduar nga policia dhe njihej si kontingjent policie. Gjithashtu, mësohet se autori pas arrestimit e ka pranuar autorësinë e krimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB