Prej dites se shtune kurohet ne nje prej reparteve te reanimacionit te
spitalit Papanikolau te Selanikut , Gjergj Ndreca nje prej dy grevisteve
te urise qe i vunë flakën vetes pasi u lyen me benzinë në shenjë
proteste.
Sipas mjekeve te kirurgjise plastike gjendja e tij ka filluar te permiresohet ndjeshem dhe ndoshta shume shpejt mund te dale nga dhoma e reanimacionit.
“Falenderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar për shërimin e Gjergjit.Unë e pashë në reanimacion dhe gjendja e tij paraqitet më e mirë. Unë falenderoj drejtuesit e Partisë Socialiste dhe të gjithë ata që na kanë ndihmuar”, thotë Ermina Ndreca, bashkëshortja e Gjergj Ndrecës.
Top Channel ka mundur te siguroje edhe disa fotografi nga salla e renaimacionit brenda se ciles, Ndreca megjithese mes dhimbjesh deklaron se nuk do e nderprese per asnje cast perpjekjen e nisur dhe mbeshtet shoket e tij qe vazhdojne greven.
Ne oret e fundit dhjetare emigrante shqiptare nga Kavala, Veria,Selaniku dhe Athina kane mberritur ne spital per t’u ndodhur prane Ndreces dhe familjes se tij ne keto caste te veshtira. Hidherimi me i madh i familjes, te afermve te Ndreces dhe miqve te tij ne Selanik eshte fakti se ende Qeveria nuk po hyn ne bisedime me grevistet.
Top Channel