Ish-anëtarët e bandës së Cërrikut në grevë urie
14/10/2012 00:00
Dy ish anëtarë të banës së Cërrikut të dënuar nga drejtësia për krimet që lidhen me vitin 1997, Tomorr Buzani dhe Roland Xhepaxhiu u shtruan në spitalin e burgut në Tiranë.
Sic njoftohet nga autoritetet, Buzani dhe Xhepaxhiu ndodheshin në një grevë urie prej më shumë se 2 javësh në burgun e Drenovës në Korçë ku i pari po vuan dënimin me 22 vite heqje lirie, ndërsa i dyti burgimin e përjetshëm.
Pas rëndimit të gjendjes së tyre shëndetësore për shkak të grevës së urisë, është marrë vendimi nga drejtoria e burgjeve për transportimin e tyre drejt spitalit të burgut në Tiranë.
Ndërkohë, mbeten ende për t’u sqaruar shkaqet dhe motivet që çuan Buzanin dhe Xhepaxhiun në vendimin për të hyrë në grevë urie.
Top Channel