Moto GP, Pedrosa dominon provat e lira

12/10/2012 08:30

Jorge Lorenzo dhe Dani Pedrosa janë pretendentët kryesorë për titullin kampion dhe është logjike që ishin ata protagonistët absolutë në Japoni. Në dy sesionet e para të provave të lira në cirkuitin e Motegit, dy spanjollët kanë luftuar për kohën më të mirë.

Spanjolli i Hondës u tregua më i shpejtë se ai i Yamaha-s mëngjesin e sotëm. Pedrosa ka shënuar kohën 1’46’’088, ndërsa Lorenzo ka qenë vetëm 102 të mijtat më i ngadaltë.

Koha e tretë më e mirë është regjistruar nga Andrea Dovizioso. Vendi i pestë për Valentino Rossi me Ducati.

Provat zyrtare të Cmimit të Madh të Japonisë do të zhvillohen të shtunën në orën 07:00, ndërsa gara të dielën, në të njëjtën orë. Eventet mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel