Kaka’, gol dhe asist ndaj Irakut

12/10/2012 08:00

Kaka’ vazhdon me rehabilitimin e tij futbollistik. Lojtari i Real Madrid bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren që Brazili fitoi 6-0 ndaj Irakut duke shënuar një gol e duke dhënë një asist.

Kaka’ u rikthye të luante me Seleçaon dy vjet e gjysmë pas ndeshjes së fundit me pesë herë kampionët e botës.

Numri 8 i madrilenëve dhe Brazilit pati rastin e parë për shënim në minutën e pestë të takimit. Në minutën e 26, Kaka’ jep një pasim të artë për Oscar, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë me portën e boshatisur.

Në pjesën e dytë, mesfushori shënon një gol të bukur me të majtën pas një kundërsulmi të shpejtë. Në minutën e 71, Kaka’ u zëvendësua. Kjo ishte ndeshja e katërt radhazi e ish-lojtarit të Milanit në këtë sezon.

Hulk, Neymar, Lucas, Oscar (2 gola) dhe Kaka’ ishin shënuesit në këtë ndeshje.

Top Channel