" /> ">

Agimi i Artë reagon ndaj shfaqjes së Laert Vasilis

12/10/2012 00:00

Brenda disa ditësh ndalohet përsëri nga grupe parakishtare dhe deputetë
të Partisë ekstremiste Agimi i Artë shfaqja “Corpus Christi” qe ka vene
ne skene regjisori shqiptar Laert Vasili ne nje teater te
Athines.

Dhjetera vete jane mbledhur para nderteses, duke mbajtur ne duar
kryqe dhe ikona kane hedhur parrulla ndaj shfaqjes dhe regjisorit
Vasili.

Sipas tyre indinjimi eshte si shkak i permbajtjes se kesaj pjese teatrale te shkruar nga Terrence McNallynje dramaturg amerikan qe paraqet Krishtin dhe Apostujt si homoseksuale. Ne vendngjarja kane mberritur edhe forcat speciale te cilat kane perdorur lende kimike per te shperndare protestuesit.

Tensioni eshte rritur edhe me shume kur kane mberritur per te pare shfaqjen deputetet e se Majtes Radikale dhe te se Majtes Demokratike, ndersa nga ana tjeter kater deputete te partise Chrisi Avgji, Agimi i Arte, jane perpjekur te ndalojne fillimin e shfaqjes.

Madje nje video e nje kamere amatore qe ka regjistruar ngjarjen, ka pare deputetin Ilias Panajotaros te Agimit te Arte, te futet ne mikrobuzin e policise dhe te liroje nje prej te arrestuarve pa u penguar aspak nga policia. Ka qene vete ky deputet qe me nje fjalim para dhjetera protestuesve qe bertisnin- Greqia eshte Ortodoksia- ka theksuar se kjo shfaqje eshe nje blasfemi dhe se eshte nje shqiptar ai qe po ve ne skene kete veper te nje homoseksuali amerikan.

Top Channel