Terminali, pakt me studion e hekurudhave italiane

10/10/2012 00:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka nënshkruar një
marrëveshje me studion teknike arkitekturore të hekurudhave italiane
Ital-Fer, për hartimin e termave të referencave për koncesionin e
terminalit të ri multi- modal të pasagjerëve për qytetin e Tiranës.

Ky terminal do te jete nyja qe kombinon te gjtha mjetet e transportiti publik te qytetit, taksite, tramin, trenin, autobuset interurbane dhe urbane e te tjere.

“Ndërtimi i këtij terminali do të bëjë të mundur zhvendosjen e makthit që sot përjetojmë në rrugët e qytetit, si rezultat i mungesës së tejzgjatur të një pike të tillë në qytetin tonë. Do të bëjë të mundur zhvendosjen e stacionit të trenit për t’i hapur rrugë projektit të bulevardit, si dhe do të jete pika fillestare e ndërtimit të tramit ta Tiranës, përkatësisht të linjës veri-jug”, u shpreh Basha.

Sipas kryetari te Bashkise, ndertimi i ketij terminali ne nje zone informale do te ndikoje ne urbanizimin e saj dhe rrjedhimisht ne rritjen e cilesise se jetes ne kete zone. Ne firmosejn e kesaj marreveshje kane marre pjesë perfaqesues te mabsades italiane ne Tirane, si dhe perfaqesues te BERZH-it .

Top Channel