Poliçan, Zotka akuzon: Po vrasin dhe qytetin

09/10/2012 00:00

Kryetari i bashkise se Poliçanit Adriatik Zotka akuzon Ministrinë e
Mbrojtjes se me menyren e menaxhimit te Kombinatit te Armeve po
shkaterron edhe qytetin.

Zotka thote se papunesia eshte shume e madhe sepse ne Kombinat nuk jane punonjesit e specializuar qe banojne ne Poliçan, por militante partiake te ardhur nga qytetet dhe zonat e tjera pa asnje njohuri per procesin e demontimit. Në këtë Kombinat pothuajse çdo dite punohet per te marre metalet dhe per t’i shitur per skrap.
Vetem diten qe atje shkoi per vizite ministri Arben Imami mjetet e renda nuk kane punuar per shkaterrimin dhe marrjen e hekurishteve.

Kamione te rende jane ngarkuar mesditen e se henes me hekurishte te nxjerra nga ambientet e Uzines. Zotka thote se keto jane pajisje te shtrenjta qe mund te sherbenin ne te mire te qytetit.

Kamionet qendruan ne kombinat per te udhetuar gjate nates per ne Elbasan. Nderkohe disa prej ndertesave te Kombinatit jane shkaterruar per te nxjerre prej andej pajisjet e renda dhe gjithcka metalike. Drejtori i Kombinatit, pak dite me pare i tha ministrit Imami se hekurishtet po shiten per te mbajtur ne pune procesin e demontimit.

Top Channel