Neritan Tabaku dyshohet nga Prokuroria e Tiranës të ketë shpërdoruar
detyrën jo vetëm në rastin e Ilir Xhakjes, por edhe për një person
tjetër të cilit ia ka vonuar zbardhjen e vendimit plot dy vjet.

Sipas dokumentave qe Top Channel disponon, behet e ditur se menjehere pasi ka ndodhur vrasja e kryekomisar Adem Tahiraj dhe ku doli ne drite fakti se gjyqtari Tabaku nuk kishte zbardhur vendimin e pafajesise per Xhakjen per mese nje vit e gjysme e njejta praktike ka ndodhur per dy vjet edhe shpalljen e pafajesise te Jordan Findikut.

Top Channel disponon vendimin e Neritan Tabakut shpallur per 55-vjeçarin Jordan Findiku nen akuze per falsifikim dokumentesh, per te cilin prokuroria ka kerkuar kater vjet heqje lirie. Vendimi i pafajesise eshte shpallur ne mars 2010, nderkohe qe zbardhja e vendimit eshte kryer vetem ne shtator te ketij viti, menjehere pas publikimit te skandalit per vonesat ne arsyetim.

Edhe në këtë rast Prokuroria ka kryer anikimin ne Gjykaten e Apelit per te kapur afatet, por apeli nuk ja ka dale mbane ta shqyrtoje ceshtjen ku prokuroria pretendonte se nje grup personash kishin falsifikuar regjistrat e Autoritetit Portual Durres dhe ku i pandehuri i saj njihej me pseudonimin ‘Piktori’ per shkak te cilesise se falsifikimeve qe ai kryente.

Tashme qe gjyqtarit Neritan Tabaku ju hoq imuniteti nga Keshilli i Larte i Drejtesise, Prokuroria ka terhequr per efekt te hetimeve te gjithe proceduren e dokumentacioneve qe nga shpallja e vendimeve, shkresat e kancelares qe njoftonte zbardhjen e vendimeve, si dhe 13 lista te dosjeve te padorezuara brenda afateve se bashku me vendimet me ankim nga viti 2009 ne 2012. Pritet qe tashme qe nuk ka imunitet gjyqtarit t’i dergohet fletethirrje per t’u pyetur.

Top Channel