Këtë vit të ri akademik në të gjitha fakultetet publike do të futet lënda e gjuhës shqipe si alternative me zgjedhje.

Rektori i Universitetit të Tiranes, Dhori Kule ka sqaruar se mungesat e njohurive tek te rinjte ne gjuhen shqipe ka bere qe kjo kurrikul te jete e domosdoshme edhe ne universitete.

“Nevojat tona këtë javë përcaktojnë saktësisisht në funksion të faktit, se sa do të jetë numri i studenetëve në cdo fakultet që do ta zgjedhin këtë lëndë me kredite përkatëse, duke theksuar se  nuk është përsëritje e gjuhës shqipe, por janë të elementët e mangësive të verifikuara në shkrimin dhe përdorimin e gjuhës”, tha Kule.

Rektori i Universitetit te Tiranes Dhori Kkule, tha se nje problem per universitetin mbetet infrastruktura e cila do te zgjidhet me ndertimin e kampusit universitar.Vete universiteti ka kursyer 3 milionë euro, nderkohe qe projekti po diskutohet ne Bashkine e Tiranes.

“Numri i madh i studentëve që ka Universiteti i Tiranës, zgjidhjen do ta ketë me kampusin e Universitetit të Tiranës, kampus i cili do të fillojë kur Bashkia e Tiranës do të nisë me procedurat e dhënies së lejeve, pas përfundimit të konstruktimeve që po bëhen aktualisht”, u shpreh Kule.

Fillimi i ketij viti te ri akademik do te shoqerohet edhe me më shumë veprimtari në kuadër të 100- vjetorit të pavaresisë së Shqipërisë.

Nis viti akademik neper Universitetet e vendit

Këtë të hënë ka nisur viti i ri akademik në të gjitha universitetet e
vendit. Në universitetin “Fan Noli” në Korçë me mijëra studentë u
rikthyen në auditorët e ndryshme për të vijuar studimet e tyre mes
programeve qe ky universitet ofron. 

Per here te pare vitin e ri akademik e nisin rreth 1300 studente ndersa 700 te tjere do te vazhdojne studimet ne programet master dhe doktorature. Stafi akademik por edhe personalitete te qytetit kane uruar studentet ne kete dite te pare. Kete vit ne Universitetin e Korçës do te studiojne rreth 7000 studente nderkohe qe korpusit universitar i jane shtuar edhe ambientet permes ndertesave te reja.

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit rreth 2520 studentë janë regjistruar për herë të parë, ndërsa 2600 të tjerë janë regjistruar për programet e masterit. Ky vit akademik ka ofruar programe të reja studimi për ciklin e parë dhe të dytë të studimeve. Numri i studentëve që janë regjistruar në ciklin e parë të studimeve, vetëm gjatë fazës së parë zë 85 përqind të kuotave të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave për universitetin e Durrësit.

Ndër degët më të kërkuara nga studentët mbeten ato të fakultetit të Biznesit, Shkencave Juridiko-Politike, Teknologjisë së Informacionit dhe dega e Infermierisë te Studimet Profesionale. Aktualisht, universiteti i Durrësit ofron 44 programe studimi në 6 fakultetet e tij.

Ka nisur viti i ri akademik edhe universitetin e Elbasanit i cili eshte universiteti i dyte me i madh ne vend pas atij te Tiranes. Per vitin akademik 2012-2013 universiteti “Aleksender Xhuvani” numeron rreth 15 mije studente, 2700 prej te cileve ulen per here te pare ne auditore. Ne veren e ketij viti ky universitet u perfshi ne dy skandale te nje pasnjeshme pas kapjes ne flagrance te dy pedagogeve per mitmarrje. Ne fillim pedagodu i matematikes Pellumb Kllogjeri dhe me pas ai i gazetarise Isidor Koti.

Universiteti “Aleksander Xhuvani” numeron 32 programe studimi te nivelit te pare bachelor te shtrire ne 5 fakultete te tij, 36 programe studimi te ciklit te dyte, master i shkencave dhe ai profesional si dhe dy programe te ciklit te trete doktorature, ne pritje te miratimit edhe te dy programeve te tjera te ketij niveli.

Top Channel