Nata magjike e boksit shqiptar në Shkup

08/10/2012 00:00

Boksieri shqiptar Nuri Seferi u shpall kampion europe në finalen e madhe për titullin WBO pasi mposhti me “knock-out”, boksierin serb Nenad Stankoviç që në minutën e dytë të përplasjes.

Nuri Seferi, që bokson për ngjyrat kuqezi përballoi me sukses rivalin serb, edhe pse ky i fundit e nisi vrullshëm takimin. Sic raporton agjencia e lajmeve INA, Seferi rrëzoi në tokë kundërshtarin e tij pas 120 sekondave me anë të një goditje të shpejtë e të fortë. Menjëherë pas kësaj, stafi i boksierit serb, ka hedhur në tapet peshqirin në shenjë dorëzimi dhe gjyqtari serbo-boshnjak e ka ndërprerë atë duke shpallur kampion Seferin.

Një tjetër takim që ndezi atmosferën në pallatin e sportit në Shkup, ku u zhvillua aktiviteti ishte edhe ai mes boksierit shqiptar nga Struga Agron Xhila dhe atij serb Nemanja Rugaçeviç. Kanë mjaftuar vetëm 17 sekonda për boksierin shqiptar që të hedhë në tapet kundërshtarin serb.

Në pallatin e sportit “Boris Trajkovski” janë shënuar disa incidente të vogla që gjithsesi nuk prishën magjinë e sportit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta