
Megjithëse dy skuadrat nuk janë në ditët e tyre më të mira, ndeshja e së dielës në San Siro, mes Milanit dhe Interit u prit nga mijëra tifozë në shkallët e impiantit sportiv dhe nga miliona të tjerë nëpërmjet ekranit.
“Beteja” mes kuqezinjve dhe zikaltërve nuk ishte vetëm në fushën e blertë, por edhe në shkallët e stadiumit. Dy tifozeritë, pas shpalosjes së koreaografisë në nisje të takimit, nisën garën kush e kush të hidhte parrullat më thumbuese.
Të gjitha pankartat shënjestronin kundërshtarët, si lojtarët ashtu edhe aktorë të tjerë jashtë botës së futbollit, por të njohur për mbështetjen kundrejt njërit apo tjetrit ekip.
Më poshtë disa nga fotografitë e shkrepura nga shkallët e San Siros:
Për ta mbyllur me bukuroshen Helga Costa, e dashura e Adriano Gallianit, administratorit të deleguar të Milanit.
Top Channel