Interi fiton derbin e Madoninës

08/10/2012 00:00

Eshtë Interi fituesi i derbit të Madoninës, pasi ka mundur Milanin 0-1. Gjithçka fillon shumë shpejtë dhe aty mbyllet në këtë ndeshje. Nga një krosim i Kambiasos, përfiton Samuel në shtyllën e dytë, ndërkohë që portieri i Milanit bën një gabim amatoresk në dalje.

Sikur të mos mjaftonte kjo, pak minuta më pas është sërish Abiati që i dhuron një top Militos brenda zonës së rreptësisë, por sulmuesi i Interit gjendet i papërgatitur dhe nuk përfiton.


Në minutat në vazhdim pak raste mbeten për t’u shënuar, Milani edhe pse në një kontroll më të madh të lojës dhe të topit, pak herë arriti të vërë në vështirësi portën zikaltër. I vetmi rast i diskutueshëm ishte goli i Montolivos, i cili për gjyqtarin nuk ishte i rregullt.

Me fillimin e pjesës së dytë Nagatomo lë skuadrën e tij me 10 lojtarë pasi merr kartonin e dytë të verdhë. Epërsia numerike nuk ndikon në rezultat, pasi Milani sërish është i paqartë, i pafat në disa raste dhe tentativat për të barazuar rezultatin rezultuan të pamjaftueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA