
Brenda dy javesh, dy çmime të rëndësishme për 23-vjeçarin shqiptar
Neritan Zinxhiria që po mahnit në vitet e fundit publikun artdashës të
Greqisë me arritjet e tij kinematografike.
Çmimi i fundit ne Festivalin Boteror te Kinematografise në Athinë vjen pas dy çmimeve të para në festivalin e filmit me metrazh te shkurter ne qyteti e Drames ne Greqine e veriut,per filmin “Kamomili” i cilesuar nga kritika vendase si nje veper e perkryer ne celuloid.
“Do te doja vertet te falenderoja te gjitha ata qe kane punuar me mua . Eshte shume e rendesishme per organizatoret,kryesisht televizionin shteteror, qe kane mundesuar shfaqjen e ketyre filmave me metrazh te shkurter sepse u japin mundesi krijuesve te rinj te shfaqin ate qe ata mund te bejne”, thotë Zinxhiria.
Ne te njejtin festival ai kishte marre cmimin e pare edhe ne vitin 2008 ne moshen 17-vjeçare me filmin “Nusja me e mire” ,nje film teper premtues qe i ben te qarte artdashesve te filmit se pervec “babait” te tij shpirteror, Bujar Alimanit ,regjisorit tashme te famshem per publikun vendas ,nje shqiptar tjeter vjen te vertetoje se pasioni,perkushtimi dhe talenti i nje te riu mund te triumfojne mbi cdo pengese.
I lindur ne Shqiperi ne 1989, por i rritur qysh prej vitit 1991 ne Greqi ,kur prinderit e tij emigrojne ne nje lagje ne qender te Athines, Zinxhiria merr mesimet e para te artit kinematografik ne nje salle kinemaje ne Athine ku punonte motra e tij me e madhe dhe le pas studimet per juridik per tju perkushtuar perjetesisht artit filmik.Pikerisht ne kete salle ka marre edhe duartrokitjet e publikut qe ka pare kete fundjave filmin e tij te vleresuar nga juria.
Komentet e mediave greke jane te panumerta per regjisorin e ri qe i sheh arritjet e tij te para kinematografike, si nje dritare shprese ne gjetjen e burimeve te para financiare per krijimin e nje filmi me metrazh te gjate.
I pyetur se cfare sheh rreth tij ne Greqine e viteve te krizes, artisti i ri shprehet se perreth tij ka shume zemerim dhe shume goje te uritura.
Top Channel