Cdo vit diagnostihen rreth 400 deri në 500 raste të reja të prekura nga kanceri i gjirit. Ekspertët e shëndetësisë raportojnë se të paktën 75% e të prekurave nga kjo sëmundje paraqiten tek mjeku në fazë të avancuar.  

Ndaj, për të parandaluar këtë sëmundje, dhjetëra qytetarë kanë marrë pjesë në një tubim paqësor që është organizuar nga shoqata e grave kristiane me mbështetjen e Ambasadës Amerikane.

Në këtë aktivitet, i cili zhvillohet për të katërtin vit radhazi, dhjetëra qytetarë kanë firmosur një peticion ku kërkohet hartimi i një strategjie për të luftuar kundër kancertit të gjirit, si dhe sigurimin e aksesit nga strukturat shëndetësore për ekzaminimin klinik të kancerit të gjirit për të gjitha kategoritë e grave në nevojë.

Ky aktivitet që është mbështetur edhe nga artistë të ndryshëm, kryhet në kuadër të muajit tetor i cili është muaji simbol i luftës kundër kancerit të gjirit.

 

Top Channel