Seria A, fitore për të mëdhatë

07/10/2012 17:30

Juventus ka fituar sërish në kampionatin italian dhe kësaj herë ndaj Sienës me rezultatin 1-2. Ka qenë goli i Marchisios në fundin e takimit që u ka dhënë bardhezinjve tre pikët, ndërsa në pjesën e parë kishte shënuar Pirlo dhe më pas rezultati ishte barazuar nga Calaio për Sienën.

Lacio gjithashtu arriti të fitonte në takimin ndaj Pescarës në fushën e kësaj të fundit. 3-0 fitojnë lacialët me gola të Hernanes dhe dy të tjerë nga gjermani Klose.

Fiorentina fiton ndaj Bolonjës minimalisht 1-0. Autor i golit Jovetic që në minutën e 7-të, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes.

Në takimet e tjera Roma fitoi 2-0 ndaj Atalantës, Torino humbi 0-1 ndaj Kaljarit dhe Katania mundi 2-0 Parmën që e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë.       

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA