Londër, ekzekutohet 22-vjeçari shqiptar

06/10/2012 00:00

22-vjeçari nga Shkodra, Pelivan Zekaj mendohet se është goditur me thikë
nga disa të rinj zezakë pas një zënke banale për çështje radhe në
‘fast-food’-in Burger King, në qendrën tregtare te lagjes Woodgreen ne
veri te Londres, lagje me dendesi te madhe te komunitetit shqiptar ne
kryeqytetin britanik.

Sipas policise ende nuk eshte kryer ndonje arrestim per vrasjen e shqiptarit Pelivan Zekaj nga Shkodra. Policia ne vendngjarje i tha Top-Channel se hetimet ende vazhdojne.

Polica eshte duke grumbulluar te dhena nga deshmitare te mundshem dhe pjestare te komunitetit shqiptare, nderkohe qendra tregetare vazhdon te jete e mbyllur nga policia e cila po verifikon edhe kamerat me qark te shkurter.

Pelivan Zekaj, emigrant nga Shqiperia mendohej se jetonte ne te zeze si shume shqiptare ne Londer dhe besohet se familja e tij eshte informuar per fatkeqesine. Nderkohe ne vendngjarje vazhdojne te vendosen lule dhe kurora ne shenje respekti. Te hene pritet te behet identifikimi i kufomes ne morg nga pjestare te komunitetit shqiptar.

Ambasada Shqiptare ende nuk eshte informuar zyrtarisht per vrasjen çka nenkupton se riatdhesimi i trupit te viktimes do te zgjase minimalisht disa dite deri ne kryerjen e procedurave hetimore nga policia. Ky eshte shqiptari i dyte qe vritet brenda dy muajsh ne Angli.

Top Channel