Fëmijët bojkotojnë shkollën

06/10/2012 00:00

60 nxënës të shkollës 9-vjeçare numër 1 në qytetin e Fushë-Krujës kanë
ndërprerë mësimin prej disa ditësh, në një protestë të organizuar nga
prindërit e tyre, për shkak të programeve mësimore.

Prindërit kërkojnë që fëmijet e tyre të mesojne gjuhen angleze, si gjuhe te huaj dhe jo italiashten, siç ka vendosur Drejtoria Arsimore.

Por drejtori i Arsimit në rrethin e Krujës Fatmir Goga sqaron prindërit se kurrikulat përcaktohen nga Ministria e Arsimit dhe askush nuk mund t’i ndryshojë ato. Futja e gjuhës italiane është një projekt që do të zbatohet.

“Në bazë të marrëveshjes ndërshtetërore, memorandum dhe projekti ‘Iliria’, 10 për qind e shkollave 9-vjeçare kanë si qëllim të fusin si gjuhë të parë, gjuhën itialane, 30 për qind kanë gjuhën frënge dhe pjesa tjetër, ose anglisht, ose një gjuhë që është vendosur me komunitetin”, u shpreh Goga.
 
Prinderit kane parajmeruar se nuk do te lejojne qe femijet e tyre te frekuentojne mesimin ne kete shkolle, nese nuk do te futet si gjuhe e huaj edhe gjuha angleze.

Top Channel