Korçë, masa për abuzimet me ilaçet

05/10/2012 00:00

Abuzimet e mjekëve apo infermierëve me qytetarët për medikamentet, të
cilat janë bërë shpesh problematike në spitalin e Korçës kanë alarmuar
Drejtorinë e Spitalit duke bërë që të meren masa nga titullari i këtij
institucioni.

Sipas tij, farmacia e spitalit eshte e furnizuar me te gjitha medikamentet e listes dhe qytetaret nuk kane pse te sorollaten ne farmacite e qytetit, por duhet thjesht te denoncojne keto raste abuzive.

Sipas drejtorit rastet abuzive do te shoqerohen me ndeshkime per mjeket nga pushimi i menjehershem nga puna deri ne procedim penal per ta.

Top Channel