Përmirësimi i shërbimit social

04/10/2012 00:00

Përkujdesi social në Shqipëri është i mangët dhe në shumë raste inekzistent, ndaj reformimi i tij është i domosdoshëm.

Agjencia zviceriane për zhvillim përmes UNICEF-it i ka dhënë Ministrisë së Punës një grant prej 3.3 milion eurosh për reformimin e  përkujdesjes sociale, i cili si prioritet ka decentralizimin dhe dhënien e kompetencave pushtetit vendor për dhënien e shërbimeve ndaj personave në nevojë.
 
“Ne dhe partnerët tanë jemi të vendosur që sistemi i shërbimit social të funksionojë për ata që kanë më shumë nevojë. Nëse sistemi nuk po funksionon, nuk ndihmon njerëzit në nevojë, atëherë ai nuk është i mirë. Ndërkohë që reforma ecën përpara, ne do të shikojmë nëse sistemi funksionon ose jo për popullatën rome, për fëmijët dhe gratë e abuzuara dhe për shtresat e tjera të popullsisë në rrezik”, deklaroi Detlef Palm, kreu i UNICEF-it për Shqipërinë.

Ndihma ekonomike që i jepet cdo familje të varfër, është fare pak ndaj kërkohet një reformim i sistemit, në mënyrë që cdo familje në nevojë t’u ofrohen shërbime sociale.

Ekspertët mendojnë se gjatë këtyre katër viteve është shumë e rëndësishme të arrihet trajnimi, por edhe fuqizimi i punonjësve socialë, si dhe rregullimin e tërë kuadrit ligjor mbi të cilin do të veprohet.

Pushteti vendor ka një rol të rëndësishëm pasi ai duhet të financojë këto qendra rezidenciale dhe duhet të sigurojë vijimësinë e tyre për një kohë të gjatë.

Top Channel