Rriten përdoruesit e heroinës në vend

03/10/2012 20:35

Heroina mbetet ndër drogat që konsumohet më shumë nga përdoruesit në Shqipëri. Ndonëse llogariten rreth 5.000 përdorues problematikë të drogave, 63% e tyre përdorin heroinë, ndërsa 6.8% kokainën.

Përdoruesit që e marrin konsiderohen konsumatorë VIP, duke qenë se kokaina është ndër drogat më të shtrenjta për t’u siguruar.

Ndonëse të dhënat e policisë thonë se rritja në përdorimin e heroinës është ngadalsuar dhe se numri i këtyre përdoruesve është stabilizuar, një raport i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin tregon se heroina është ndër drogat më kryesore për 83% të përdoruesve.

Por përveç problematikës që mbart rritja e numit të përdoruesve të drogës, shqtësues mbetet fakti se vdekshmëria në radhët e tyre është 1-3% në vit, të cilat kanë shkak krysor overdozën.

Sipas raportiti të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin, injektimi i drogave në rrugë dhe përdorimi disa herë i të njëjtave gjilpera është një ndër shkaqet e përhapjes së hepatitit C, SIDA-s.

Ndërkohë që në radhët e përdoruesve numërohen edhe 270 të burgosur. Në një takim zhvilluar me qendra që trajtojnë përdorues të drogave është diskutuar mbi vazhdimësinë e trajtimit me metadon të këtyre përdoruesve.

Ekspertë të fushës kanë kërkuar rritjen e dozës së metadonit tek përdoruesit e varur nga heroina, si dhe krijimin e kushteve për një trajtim efektiv.

Top Channel