Ferguson i kënaqur me Van Persie-Rooney

03/10/2012 11:10

Sir Alex Ferguson lavdëroi Robin Van Persie dhe Wayne Rooney pas fitores 1-2 që Manchester United arriti në transfertën rumune ndaj Cluj, në ndeshjen e dytë të grupeve të Ligës së Kampioneve.

Tekniku skocez theksoi: “Forca e skuadrës sonë është tek sulmi. Më vjen mirë që golat sot u shënuan nga Van Persie me pasimet e Rooney. Këta dy lojtarë mund të kthejnë në favorin tonë çdo ndeshje.”

Nga ana e tij, sulmuesi hollandez i ardhur nga Arsenali gjatë merkatos së verës deklaroi: “Falenderoj Rooney për pasimet, sidomos i dyti ishte fantastik.”

Robin Van Persie e ka nisur shkëlqyeshëm karrierën e tij me United pasi në shtatë ndeshjet e para të sezonit ka shënuar 7 gola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA