Universiteti i Durrësit, shkarkohet zëvendësrektori

02/10/2012 00:00

Gjashte muaj pas emerimit ne postin e zëvendësrektorit te Universitetit
“Aleksander Moisiu” te Durresit Prof.As.Dr. Arben Dushi shkarkohet me
propozim te rektorit dhe vendim te Senatit te ketij universiteti.

Ndonese rival ne garen zgjedhore per kreun e universitetit, rektori Mit’hat Mema e zgjodhi Dushin pak kohe pas perfundimit te zgjedhjeve si krahun e tij te djathte. E ndersa per Dushin qe nuk pranoi doreheqjen e propozuar shkarkimi u be pasi dy titullaret nuk ndanin te njejtat vlera dhe vizion per universitetin, per rektorin Mema i shkarkuari nuk justifikoi besimin e dhene ne permbushjen e funksionit.

Mema shprehet i hapur nderkohe dhe per bashkepunim me rivalin tjeter te tij ne zgjedhjet universitare te muajit shkurt, Prof.Dr. Bardhyl Cekun, gara me te cilin ishte e forte dhe krijoi mjaft tension ne universitetin e Durresit. Nderkaq me propozim te rektorit, Senati ka miratuar znj.Brunela Kullolli ne postin e zv/rektores.

Top Channel