Lindsay Lohan sulmohet në dhomën e hotelit

01/10/2012 10:00

Një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar Lindsay Lohan në dhomën e saj të hotelit. Aktorja 26-vjeçare kishte ftuar në suitë Christian LaBella-n dhe disa miq pas një feste në një klub nate, por gjërat shkuan keq kur ajo pa foto të saj në telefonin e burrit dhe nisi të kërkonte shpjegime.

Sipas mediave amerikane, Lohan pretendon se 25-vjeçari u nervozua shumë dhe e sulmoi atë duke i vënë duart në fyt dhe duke e përplasur në tokë. LaBella u largua nga një shok i tij, ndërsa Lohan aktivizoi alarmin e zjarrit duke bërë që të vinin agjentët e policisë.

Një zëdhënës i aktores theksoi: “Lindsay u sulmua në mëngjes në dhomën e saj të hotelit në Nju Jork. Agresori është arrestuar dhe po mbahet nën vëzhgim. Lindsay ka folur me policinë dhe po bashkëpunon në hetimin e kësaj çështjeje.”

Gjithsesi në orët në vazhdim LaBella është lënë i lirë pasi nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar versionin e Lindsay Lohan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA