INSTAT nis regjistrimin e fermave, makinerive…

01/10/2012 00:00

Rreth 350 mijë familje shqiptare të angazhuara me aktivitet bujqësor do
të regjistrojnë prane INSTAT, aktivitetet qe zhvillojne ne tokën
bujqësore qe kane ne dispozicion.

Duke filluar nga dita e sotme deri në
fund të muajit tetor, anketues të Institutit të Statistikës do të
mbledhin informacionin e nevojshëm për regjistrimin e njësive ekonomike
bujqësore sipas një pyetësori.

“Pyetësori përmban të dhëna specifike mbi aktivitetin bujqësor që përdoret ose shfrytëzohet nga ferma, si dhe blegtoral, forcat e punës në bujqësi. Në fund të vitit parashikohet që të dalin të dhënat paraprake dhe të dhënat përfundimtare vitin tjetër në tetor”, thotë Alban Çela, drejtues i projektit.

Sipas INSTAT, fermerët nuk do të pyeten për pronësinë e fermës por për aktivitetin që kryhet në të pavarësisht se e kujt është prona. Të dhënat përfundimtare të cilat do të jenë të gatshme vitin që vjen do të luajnë rol vendimtar për programet e subvencionimit, praktikat e prodhimit e teknologjive të reja të bujqësisë, përcaktimin e programeve të fermave etj.

Top Channel