Berisha e Sequi inaugurojnë shkollën

01/10/2012 00:00

Kryeministri Sali Berisha ka vijuar turin e inaugurimeve të shkollave në
vend. Së bashku me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Ettore Sequi, kreu
i qeverisë ka inaguruar shkollën e mesme profesionale ‘Salih Çeka’ në
Elbasan.

Në fjalën e tij, kryeministri tha se një ndër prioritetet e qeverisë është arsimi, veçanërisht ai profesional, duke theksuar se profilizimi i shkollave të mesme rrit mundësinë e punësimit në vend e më gjerë. Berisha tha se këtë vit ka patur rritje në rekrutimin e nxënësve në shkollat e mesme profesionale, deri më masën 35% si dhe falenderoi ambasadorin Sequi për mbështetjen financiare që i është dhënë qeverisë në fushën e arsimit. Kryeministri ka garantuar interntet në çdo klasë dhe rritje të pagave të arsimtarëve.

Ambasadori e BE-së Sequi u shpreh se arsimi profesional  përgatit nxënësit për në tregun e punës dhe BE ka investuar  në Shqipëri 8.2 milionë euro në këtë sektor. Nga Elbasani kreu i diplomacisë së Bashkimit Europian,  u ka bërë thirrje nxënësve që të ndjekin arsimin e mesëm profesional.

Shkolla e inaguruar me një fond prej 1.2 milion Euro është financuar nga ndërkombëtarët. Në të do të zhvillojnë mësim rreth 1000 nxënës nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Ata mund të profilizohen në informatikë, mekanikë, hidraulikë e të tjerë.  

Top Channel